BLUETOOTH

Vogëlushja e modeles së njohur ka ditëlindjen, ja si festojnë nënë e bijë!

12:20 - 24.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo njihet si një nga modelet më të njohura botërore, e cila është shndërruar edhe në ambasadoren e vendit tonë. Shpesh publikon video të ushqimeve shqiptare apo edhe të veshjeve tona popullore. Por në to nuk mungon as vogëlushja e saj, Ella. Ndërkohë që dje, Emina Cunmulaj ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon se është duke festuar ditëlindjen e të voglës së saj. Në video vogëlushja duket mjaft e lumtur që po feston 2-vjetorin e lindjes.




“Unë do ia dërgoja asaj në shkollë, kështu mund të festonte me shokët e saj, por është e sëmurë, kështu që po e festojmë në shtëpi”, – ka shkruar Emina krahas videos me vogëlushen e saj. Ndërkohë që së shpejti ajo do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, që me shumë gjasa, nga videot e mëparshme të dhuratave të marra për bebushin është vajzë. Por modelja ende nuk e ka konfirmuar, kështu që jemi në pritje!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.