Kosova

Taksa e Rrugës së Kombit, reagon Kosova: S’kemi pasur njoftim. Kërkojmë zbritjen

15:38 - 25.03.18 Gazeta Shqiptare

Vendimi për të vendosur një tarifë për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit nuk është konsultuar me palën kosovare dhe është bërë pa njoftim. Kështu është shprehur Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Leska, në një reagim për Gazetën Express.



“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”,ka thënë Lekaj.

Ministri kosovar ka shtuar se kjo është një taksë e madhe për shqiptarët. Taksat e vendosura shkojnë nga 2.5 euro për mjetet me 3 rrota, në 5 euro për veturat e zakonshme dhe deri në 23 euro për mjetet e rënda.

Ndërkohë, ministri është shprehur edhe për mundësinë e vendosjes së kësaj takse edhe në segmentin e autostradës në Kosovë.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesionimit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa i përket autostradave, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksionalizimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj.

Sipas të dhënave, edhe nëse autostrada realizon minimumin e hyrje-daljeve të makinave në ditë të ardhurat vjetore do të jenë minimalisht 13 milion euro, duke mos llogaritur kalimin e automjeteve të rënda.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.