Kronikë

Emri/ Vrasësi i shpallur në kërkim, arrestohet në Vlorë

20:07 - 26.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 47 vjeçar i dënuar me 7 vite burgim nga drejtësia italiane për vrasje, është arrestuar këtë të hënë nga policia e Vlorës.




Në pranga ka rënë Fatmir Halla, 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol, pasi Gjykata në Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”.

Njëkohësisht, theksohet se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.