Kronikë

Europol shkatërron grupin kriminal, drogë nga Spanja në Gjermani. Të arrestuar shqiptarë

17:26 - 27.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europol në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe ato gjermane kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Spanja në Gjermani. Operacioni i koduar “Carambolas” përfundoi me arrestimin e 18 personave dhe 9 të tjerë të shpallur në kërkim.




Sipas njoftimit për mediat Europol, shkatërroi një grup kriminal të organizuar që merrej me trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në të gjithë BE. Një ton marijuanë, 212 000 euro, armë zjarri, municion dhe tetë automjete u konfiskuan.

Grupi kriminal trafikoi marijuanë nga Spanja në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani. Qendra e grupit ishte në në Malaga dhe Granada, Spanjë, ndërsa drejtohej nga Bremeni në Gjermani.  Rrjeti kriminal ishte strukturuar në mënyrë të tillë që edhe nëse një qelizë do të zbulohej nga policia, furnizimi me lëndë narkotike do të garantohej. Hetimi filloi në qershorin e kaluar, pasi një qytetar gjerman, anëtar i rrjetit kriminal, u zbulua duke blerë një sasi të madhe të marijuanës në jug të Spanjës.

Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marijuanë dhe 172 000 euro në para të gatshme. Dy oficerë të Gardës Civile u plagosën rëndë kur arrestuan një nga anëtarët e bandës. Anëtarët e organizatës kriminale që u arrestuan janë shtetas të tetë vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.