Kronikë

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje një person

18:23 - 28.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të mërkurë në Durrës.




Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 ku automjeti me targa AA 787 RZ me drejtues  D.K. ka aksidentuar një person, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.