Kronikë

Po hynte në bankë me një qese lekësh, grabitet një person te “Komuna e Parisit”

15:28 - 28.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka rënë pre e grabitësve te Komuna e Parisit. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se një përfaqësues i një firme po çonte një sasi lekësh në një qese në një filial banke, në afërsi të Komunës së Parisit.




Jashtë ambienteve të bankës, kur po shkonte, dy persona me motor dhe kapuça, i kanë marrë me forcë qesen e lekëve dhe janë larguar me shpejtësi.

Me t’u sinjalizuar policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende shuma e grabitur. Post-blloqe të shumta janë ngritur me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.03.2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filjali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandëra i kanë marre  me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.

Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës. Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës perrreth. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorvë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.