Kronikë

20-vjeçari vetëvaret, vajza qëllon veten me çifte. Ku dyshon policia

17:39 - 29.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Bishan të Fierit. Sipas policisë lokale i riu me inicialet Sh.V është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore.




Gjatë rrugës për në spital i riu ka ndërruar jetë. Policia thotë se dyshohet që 20-vjeçari është vetëvarur.

Nga ana tjetër rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, është vetplagosur me armë gjahu 17-vjeçarja L.B. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të vajzës.

17-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia lokale dyshon se dy ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por hetimet janë në vazhdim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.