OPINION

Ditët e zisë!

07:40 - 29.03.18 Fisnik Ziçishti
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babi, babi, ule shpejtësinë,- më thotë djali im Joani, sa herë që nisem për të shkuar në Durrës apo diku tjetër edhe pse unë i zbatoj më së miri kërkesat e Kodit Rrugor. Ai sapo ka mbushur pesë vjeç, por me kureshtjen e një fëmije e vëren fare mirë kur unë mundohem të nxitoj për të vajtur në destinacion dhe gjithmonë më tërheq vëmendjen për të zbatuar rregullat e sjelljes në rrugë, qesh me vete dhe zemra më behet mal që im bir më kritikon për këtë problem. Sa herë që lëviz i vetëm në makinë edhe pse ai nuk është me mua zëri i tij me kumbon thellë në mendje  si një kambanë që bie fort dhe paralajmëron që rreziku i madh është përpara dhe nuk më lë të gaboj në timon.




Ne shqiptarët si popull jemi kockë e fortë jemi mësuar me shumë disfata me ulje dhe ngritje, por këto betejat e fundit po na lodhin shumë si komb.

Në 10 ditshin e fundit rrugët janë përgjakur nga aksidentet automobilistike dhe me dhjetëra shtetas janë plagosur e disa të tjerë kanë humbur jetën, statistikat janë të frikshme shkaqet dihen përdorimi  i celularit, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorimi pijeve alkoolike  mos respektim i rregullave qarkullimit rrugor si dhe një fenomen i tjetër “ zënka në makinë” jemi popull sanguin kur sqarojmë diçka me partnerin mundohemi ta bëjmë në timon. Edhe pse Policia Rrugore po punon mirë, por rezultati lë për të dëshiruar. Dihet e vetme s’mund të bësh asnjë gjë, siç e thotë dhe populli: ”Trimi  i mirë me shokë shumë”. Këtu çalon dhe problemi ku janë aktorët e tjerë. Ç’po bën Ministria e Arsimit për edukimin e brezave të rinj po ajo e transportit që ka dhe peshën kryesore që çdo ditë nxjerr me qindra shoferë dhe kalojnë kolaudimimin me mijëra mjete motorike? E  ka për detyre mirëmbajtjen e rrugëve të vendit. Po Instituti i Shëndetit Publik që me fushat sensibilizuese duhet të sensibilizoje gjithkënd nga Vermoshi në Konispol? Po bashkitë që mbledhin taksat do përimtojnë diçka në vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale? Problemet janë të shumta e duan zgjidhje, duhen specialistë të fushës e jo thjesht njerëz me arsim të lartë të punësuar në vende kyçe pa asnjë kualifikim përkatës. Ne krahasim me vitin 2016 kemi rënie të kurbës së të vrarëve në rrugë. Masat administrative të mara nga Policia Rrugore janë në rënie gjë që tregon që drejtuesit e mjeteve janë ndërgjegjësuar dhe po zbatojnë kërkesat e Kodit Rrugor, por përsëri duhet punuar pasi kemi akoma shoferë të cilët nuk duan t’ia dinë për sinjalistikën rrugore dhe pasojat vazhdojnë të jene drithëruese. Dhe kjo për çfarë? Sepse kur hipin shqiptarët në timon thonë: Jam unë më i forti pa e kuptuar që kjo fortësi të çon drejt përplasjes fatale. Pra miq duhet gjakftohtësi, duhen edukuar mirë fëmijët që kemi në shtëpi dhe ata që na rrethojnë t’i themi çdo miku e çdo shoku: Hej zbato rregullat e qarkullimit rrugor Kodi Rrugor është i shenjtë është shkruar me gjak, mendo për veten, mendo për familjen tënde, pasi jeta është e bukur dhe duhet jetuar.

* Specialist i sigurisë rrugore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.