AKTUALITET

Tremben banorët, krijohet gropa e madhe në tokë… Si e shpjegojnë gjeologët

17:27 - 29.03.18 Fatmir Popja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër gropë karstike, thellësia e së cilës llogaritet mbi 4-6 metra ndërsa diametri 2 metra, është vërejtur mesditën e kësaj të enjteje, në një zonë jo shumë larg nga qendra e Bashkisë së Belshit, në zonën e Dumresë.




Sipas gjeologëve, në thellësi të kësaj grope gjendet ujë dhe formacioni gjeologjik i saj është i tipit gips, i cili në prani të ujërave nëntokësorë tretet duke përbërë kështu një rrezik që duhet frenuar në kohë.

“Fenomeni natyror i krijimit të gropave karstike është bërë i shpeshtë në këtë zonë për shkak të formacionit të saj gjeologjik”, sqarojnë specialistët, duke shtuar se një grup gjeologësh do bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur nëse kjo gropë duhet të mbyllet apo jo.

Gropa të tilla janë shkak i krijimit të një numri të madh liqenesh karstike në zonën e Dumresë. Pak muaj më pare një gropë karstike u shfaq në këtë zonë në njërin prej liqeneve karstikë duke thithur qindra mijë m3 në thellësi të saj. Gropat karstike të krijuara vitet e fundit , pas vlerësimit të bërë nga gjeologët janë mbyllur duke hedhur në to një masë të konsiderueshme dheu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.