Kronikë

Belgët ndjekin nga afër operacionin në Shqipëri, 8 të arrestuar për vjedhje

12:49 - 30.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet belge zbresin sërish në terren në Shqipëri. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Pikaso”, ndërsa është ndjekur nga afër dhe nga prokurori belg i çështjes, Peter Pereboon.




Ky operacion ka përfunduar me 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, që dyshohet se ishin anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve.

Policia thotë se gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Të arrestuar në Shqipëri:
• Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
• Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
• Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë

Policia thotë se gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Të arrestuar në Bruksel:
• Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
• Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
• Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
• Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
• Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Të arrestuarit vepronin në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.