BLUETOOTH

20 vjet ‘Mis Shqipëria’, ‘Kalaja e Tiranës’ mirëpret fitueset ndër vite

13:30 - 31.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së shpejti do të nisë një nga eventet më të bukura të konkursit të bukurisë shqiptare. Këtë vit mbushen plot 20 vite nga Mis Shqipëria 1998 dhe është menduar që të organizohet një nga eventet më të veçanta në stilin e tij të konkursit për më të bukurën e vajzave në Shqipëri organizuar nga “Deliart Association” . Ajo që do dallojë nga vitet e tjera është pikërisht risjellja në skenë e 20 miseve fituese ndër vite, të cilave do i dhurohet në skenë kopja e kurorës së artë nga argjendari ‘Pirro’, ndërkohë që po përgatiten 19 kurora për gjithë fitueset.




Skenografia është realizuar nga Albi Çifliku, i cili ka ideuar monumentin e kalasë së kryeqytetit të gërshetuar në pamjet elementeve moderne me arkitekturën e re të Tiranës së sotme. Eventi do të realizohet te pedonalja, pranë kinema “Millenium”. Audicionet e miseve do të zhvillohen ne tri periudha, përkatësisht në datat 14-15 prill, 21-22 prill si dhe në 28-29 prill. Finalja do të jetë e ndarë në dy net, si asnjëherë më parë. Natën e parë do të sillen në rikujtesë të gjithë vajzat fituese në vite, prezantuesit në vite etj. Ndërkohë që të ftuar do të jenë gjithë stilistët në vite si Anila Konomi, Ardi Asllani, Zina Kondi, Rezarta Skifteri, Anila Zajmi etj. të cilët do të përgatisin koleksionet e tyre në sfilata. Një event për të mos u humbur dhe plot supriza do të rezervojë 20 vjet Mis Shqipëria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.