BLUETOOTH

‘Rishfaqet’ Servet Pëllumbi, si i kalon ditët ish-kryetari i Kuvendit

13:45 - 31.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh është shkëputur nga politika si dhe posti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë. Gjithsesi ka vendosur që vitet e “pensionit” të kujdeset dhe t’i dedikojë kohë mjaftueshëm shëndetit të tij. Paparaci ynë ka arritur ta pikasë politikanin duke bërë vrap tek liqeni artificial i Tiranës. Një mënyrë e mirë kjo për t’u shkëputur nga zhurma e politikës dhe smogu i kryeqytetit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.