Kronikë

Kush është beratasi, koka e trafikut të kanabisit. Zgjedh ditët e festave për nisjen e gomones

19:22 - 01.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

40-vjeçari, Petraq Selamaj është koka e grupit që u shkatërrua nga policia e Vlorës, në operacionin e koduar ”SEA”.




Gjatë operacionit veç tij, në pranga ranë dhe 5 persona të tjerë, ndërsa u bllokua një sasi mbi 600 kg kanabis pluhur që do transportohej në Itali me gomone.

Petraq Selamaj, nuk është një emër i panjohur të paktën për autoritetet italiane. I lindur në Berat dhe banues në Vlorë, 40-vjeçari është arrestuar dhe më herët për trafik drogë.

26 dhjetor 2012, një ditë pas Krishtlindjeve ai do të ndalohej nga policia e Leçes, ndërsa drejtonte gomonen plot me kanabis.

Për më shumë se 4 orë, në atë kohë, policia sekuestroi gomonen me 415 kilogram marijuanë, me vlerë rreth 2 milionë euro. Ishte vetëm ai, Petraq Selamaj.

Petraq Selamaj u mbajt nën vëzhgim nga deti dhe ajri. Pasi arriti në breg ai dorëzoi çantat tek njerëzit e tjerë që e prisnin.

Pavarësisht se kishte një numër të madhe efektivesh në terren, policia italiane nuk mundi të arrestonte dot drejtuesin dhe një pasagjer të furgonit, ku u ngarkua lënda narkotike.

Edhe këtë të diel, në ditën e Pashkëve Katolike, Petraq Selamaj kishte zgjedhur të niste gomonen nga bregdeti i jugut drejt Italisë. Por këtë herë u bllokua nga autoritetet shqiptare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.