Kronikë

Amerikanët hetojnë në Shqipëri, kush është “bosi i kufirit” dhe krimet e tij

18:44 - 02.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet amerikanë vijnë në Shqipëri për të hetuar. Bëhet fjalë për kosovarin Mirsad Kandiç. Gjykata për Krimet e Rënda i ka dhënë dritë jeshile një letërporosie të dërguar nga autoritetet amerikane të drejtësisë për llogari të një procedimi penal kundër një të dyshuari për “terrorizëm”.




Përmes saj, Departamenti i Drejtësisë në SHBA i kërkon palës shqiptare kryerjen e disa veprimeve hetimore në vendin tonë për çështjen penale të regjistruar në New York ndaj kosovarit, Mirsad Kandiç.

Por kush është Mirsad Kandiç?
Ai dyshohet të ketë qenë anëtar i ISIS, të ketë propaganduar për shtetin islamik, si edhe të ketë ndihmuar në rekrutimin e mijëra personave. Kandiç u arrestua në Bosnjë në Tetor 2017, nga ku u ekstradua drejt SHBA.


Sipas hetimeve ai e quante veten si “bosi i kufirit”, midis Sirisë dhe Turqisë. Autoritetet amerikane e përshkruajnë atë si një nga ushtarët, më të pamëshirshëm të Shtetit Islamik. Kandiç kishte 10 identitete të ndryshme dhe ai përpara arrestimit, në Bosnjë hyri me një pasaportë nga Kosova, me emrin Ivan Popoviç.

Kandiç ka lindur në Kosovë në vitin 1981, në Pec, dhe ai ka jetuar në SHBA ndërsa kishte dhe “Green Card”. Ai është në listën e njerëzve të kërkuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që nga viti 2014 dhe një urdhër ndërkombëtar i kuq është lëshuar dy vjet më vonë. Sipas hetimeve kosovari ka organizuar të paktën 20.000 kalime në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik. Zakonisht kanë qenë njerëz nga Evropa, por nuk mungonin rastet kur kalonte shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Po ashtu SHBA pretendon se Kandiç ka kryer edhe detyra të tjera në operacionet e ISIS: nga mbullimi i terroristëve, kontrollimi i njerëzve që duhej të përfundonin sulmet në emër të ISIS dhe ndërtimi i pajisjeve për ato sulme. Dyshime të forta ka se “truri” i ISIS prej një kohe të gjatë është fshehur dhe në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.