Kryesore

Ndrenika i kërkoi takim për teatrin, presidenti Meta pret artistët

20:41 - 03.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli-Presidenti i Republikës Ilir Meta do të presë nesër në orën 11 një përfaqësi të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Burime të GSh bëjnë me dije se takimi është thirrur nga Meta, pas kërkesës publike që i bëri të hënën Robert Ndrenika.




Pas 2 muajsh protestë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër projektit të ri të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, këtë të hënë Ndrenika u shpreh: “I bëj thirrje edhe Presidentit të Republikës, të prononcohet në këtë pikë: duhet ta bëjë shteti Teatrin Kombëtar apo jo? Në të njëjtin takim, aktori i njohur Nder i kombit i kërkoi Ramës t’i lërë të qetë artistët.

Burimet shtuan për Gsh se do të jenë një përfaqësi aktorësh nga sindikatat e teatrit dhe artistëve, mes të cilëve besohet se është edhe vetë Ndrenika që bëri thirrje.
Takimi do mbahet në presidencë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.