Kronikë

Vritet me armë ish-Kryekomunari në Skrapar, shkak konflikti për pronat

14:30 - 03.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vritet me armë zjarri ish-Kryekomunari i fshatit Rehovë në Skrapar, Jonuz Banaj, 60 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë rreth orës 9:40, ku pas një sherri për motive pronësie, Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të ish-Kryekomunarit.




Për pasojë, ai i mbeti i plagosur rëndë, duke bërë që të transportohej me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksëore më të specializuar. Por pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, Banaj ka ndërruar jetë pas disa orësh, pa mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.