Kryesore

Basha: Rama ka privatizuar shtetin, por jo popullin. Regjimit të tij kriminal po i vjen fundi

15:13 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Edi Rama ka privatizuar shtetin, por jo popullin shqiptar”. Kështu e ka komentuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendimin e marrë nga Gjykata këtë të mërkurë, për lënien në burg të 11 nga 23 të ndaluarit e protestës për tarifën në rrugën e Kombit.




Në një prononcim për mediat, Basha tha se Kryeministri Rama tregoi sot se ka marrë peng shtetin, policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Dhe në vend që të arrestojë kriminelët, burgos qytetarët e thjeshtë.

Por sipas kreut të PD-së, Rama nuk do të mundet dot të marrë peng shqiptarët.

“Edi Rama ka privatizuar Policinë, Prokurorinë dhe Drejtësinë. Çfarë lidhje ka ky regjim që liron Orest Sotën, dhe mban në burg kuksianët e grabitur në mes të natës, që i kanë terrorizuar në mes të natës. Ky është një regjim që shkel të drejtat e qyetarëve. Për 4 ditë me radhë kemi parë se si shkelen të drejtat legjitime të qytetarëve kuksianë. Ky është një regjim që burgos popullin, dhe i lë kriminelët të lirë. Burgos qytetarët, dhe lë të lirë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Arben Ahmetajn. E sotmja ka treguar se Rama ka privatizuar shtetin, policinë e shtetit, Prokurorinë, ka privatizuar gjykatën. Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar.”  tha Basha

Duke u ndalur tek protestat që do të zhvillohen nesër, dhe të paralajmëruara nga opozita, Basha nënvizoi se regjimet që i përgjigjen me dhunë qytetarëve, janë shenjë që janë në prag të rrëzimit.

Ndaj ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe socialistëve të ndershëm që nesër të marrin pjesë masivisht në protesta.

“Regjimet që i kundërvihen interesit publik, janë hapat e para të rrëzimit. Popullin shqiptar nuk e rrëzon dot. Ne do të jemi krah qytetarëve, sot dhe nesër në protestat e paralajmëruara. Kjo diktaturë i ka orët e numëruara. Ndaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve, edhe socialistëve të ndershëm të jemi masivisht për të treguar se populli nuk nënshtrohet.” u shpreh ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.