POLITIKË

Dënimi i protestuesve, Kryemadhi: Fundi i prokurorëve dhe i policisë së korruptuar do vijë sapo të iki Rama

15:30 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat u shpreh se vendimi i marrë nga Gjykata ndaj 23 protestuesve është një vendim i padrejtë dhe tregon dhe njëherë se drejtësia është në dorën e kryeministrit Edi Rama.




Sipas saj, Shqipëria është kthyer në një shtet policior dhe nën “thundrën” e Ramës. Gjithashtu, kryetarja e LSI paralajmëroi gjithë policët që dhunuan protestuesit se fundi i tyre në karrierë do të vijë sapo rama të iki nga pushteti.

Ajo theksoi, se prokurorët dhe gjyqtarët të cilët dënuan protestuesit do të përballen me drejtësinë sapo Rama të lërë kryeministrinë.

“Kryeministri humbi sot përballjen me të drejtën dhe shtetin e së drejtës.Jetojmë në një shtet policor, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nën thundrën e Ramës.Ky vënd është në dorën e një kryeministri hajdut dhe i marrë penga nga oligarkët.

Edi Ramën nuk e shpëton dot askush nga revolta e populli, opozita nuk do të lejojë që ky frikacak të mbysi një popull të tërë. Policët që i shërbejnë pushtetit duhet ë llogarisin fundin e tyre me fundin e pushtetit të Rames, po kështu dhe ata gjykatës dhe prokurorë. Fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli”,-tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.