Kronikë

“Dua të gjej kokën e vëllait tim”

13:29 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i Kreshnik Beqirajt, ka dhënë detaje tronditëse lidhur me krimin makabër, ku shoku i ngushtë i viktimës, e masakroi me sëpatë 36 vjeçarin.




Donjet Beqiraj thotë se trupit të të vëllait, eshtrat e të cilit u gjetën në një kanal pranë fshatit Daullas në Fier, i mungon koka, një detaj ky që e bën krimin edhe më çnjerëzor.

Kjo pjesë e trupit të tij mungon në eshtrat e gjetura nga policia. Kjo e fundit vazhdon kërkimet por ende nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohe vëllai i tij ka nisur kërkimet në fshatin Daullas për kokën e 36-vjeçarit.

Krimi makabër u zbulua nga vetë autori Albert Zekaj në dëshmitë e tij, i cili tregoi për grupin hetimor që pas vrasjes së Kreshnikut, trupin e tij e mbajti për disa ditë në shtëpi e më pas e copëtoi dhe e hodhi në kanal.

Kreshnik Beqiraj u zhduk më 22 qershor të 2017-ës por pjesët e copëtuara të trupit u zbuluan rreth një muaj.

Ndërkohë që vëllai i tij ka dyshime të forta se krimin e rëndë autori nuk e ka kryer i vetëm.

Pse jeni këtu sot?
Jam këtu për arsye se deri sot nuk kemi gjetur gjithë eshtrat e vëllait tim dhe të dhënat janë që eshtrat e tjera të vëllait tim ndodhen në këtë vend akoma. Dua të mbarojë ky proces sa më shpejt, të zbardhet e vërteta, bashkë me bashkëpunimin e Prokurorisë së Fierit që ka ndihmuar shumë deri sot, të bëjnë çfarë është e mundur. Çdo gjë të zbardhet sa më shpejt dhe kërkoj ndihmë nga shteti.

Iniciativën për kërkimin e keni marrë vetë, nuk keni njoftuar policinë për të marrë ndihmë?
Kam marrë të dhëna që këtu ndodhen akoma eshtra të vëllait tim. Nuk janë plotësuar eshtrat dhe dua të bëhet ceremonia e vëllait tim ashtu si duhet.

Policia nuk ju ka ndihmuar?
Policia po bën punën e saj por unë nuk mund t’i lë akoma eshtrat e vëllait tim në këtë vend. Më vjen shumë keq

Pak kohë më parë shprehët dyshime se personi që është aktualisht në pranga nuk është autori i vetëm i kësaj ngjarjeje. Vazhdoni të keni të njëjtat dyshime?
Unë kërkoj që shteti të vazhdojë punën e tij. Kjo ngjarje të zbardhet sa më shumë dhe çdo fajtor të arrestohet dhe të dalë para ligjit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.