Kronikë

Emrat/ Zbulohen bisedat me e-mail, si e transportonin drogën në lavatriçe dy shqiptarët

11:47 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Leçes ka zbuluar të tjera detaje nga mënyra e organizimit të një bande të trafikut të drogës, e shkatërruar në 8 Janar të këtij viti, dhe ku në pranga kanë rënë edhe dy shqiptarët  Keliant Llaka 28 vjeç dhe Ali Gockaj.




Sipas Prokurorisë italiane, banda shpërndante sasinë e madhe të marijuanës që vinte nga Shqipëria, nëpër zona të ndryshme të Italisë, duke e fshehur nëpër makina larëse.

Droga mësohet se ishte e ndarë në pako dhe gati për shitje, teksa trafikantët e fshihnin atë brenda në lavatriçe, nën pretendimin se po shisnin pajisje elektroshtëpiake.

Veç dy shqiptarëve, të arrestuarit e tjerë janë Luciano Pagano, 44 vjeç, Simone Bressani, 39 vjeç, Luisa Savoia, 48 vjeç, Giuseppe Lorè, 46 vjeç, Italo Lorè, 43 vjeç, Luigi Spina, 38 vjeç, Nicola Magli, 37 vjeç si dhe dy shqiptarët Keljant Llaka 28 vjeç dhe Ali Gockaj, të dy lindur dhe banues në Shqipëri.

Hetimet kanë zbuluar se banda përdorte një mënyrë të veçantë komunikimi mes tyre, me anë të e-mailit dhe ku “truri” ishte Luciano Pagano.

(Në foto: Luciano Pagano, “truri” i bandës)

Në një nga e-mailet e zbardhura nga Prokuroria  më 23 nëntor 2016, Pagano shkruan për një fermë të quajtur Torre Santa Susanna: “Atje fitohet mirë, kanë punuar dikur për mua tre djem të vegjël të cilët në atë kohë ishin mistrecë pak”.

Droga importohej nga Shqipëria skafe, për të cilën kujdeseshin Italo Lore, vëllezërit Giuseppe dhe Nicola Magli si dhe Luigi Spina, të cilët merrnin lëndën narkotike dhe e transportonin më pas në zona të ndryshme.

Sipas organit të Akuzës, drogën e sillnin në Itali dy shqiptarët Keljant Llaka dhe Ali Gockaj. Dy shqiptarët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë përgjuar në një bisedë kur thonë se “nesër do të shkojmë për të peshkuar”.

Bëhet fjalë për transportin e 500 kg marijuanë nga vendi ynë drejt shtetit italian që u sekuestrua natën e 15 Dhjetorit 2016. Droga ishte trafikuar me një skaf 6 metër të gjatë me motorë të fuqishëm. Por, pas ndjekjes nga Guarda di Finanza një vit më parë, skafistët mundën të shpëtonin dhe hodhën drogën.

Ndërsa pak më vonë po atë ditë: “Tani jam në Brindisi me dy zviceranë jam duke punuar”.

Por ngarkesa e 8 janarit nuk do të shkonte ashtu siç ata e kishin menduar, pasi hetimet italiane identifikuan anëtarët si dhe mënyrën se si ata operonin.

Atë mbrëmja, droga erdhi siç ishte parashikuar nga Shqipëria, teksa Guardia di Finanza priti që ngarkesa të transferohej pjesërisht në bagazhin e një Renault nga ku filloi ndjekja.

Brenda në automjet u gjetën 436 kilogram marijuanë si dhe u arrestuan në flagrancë të gjithë autorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.