Kronikë

Emri/ Skandali me pronat në Shëngjin, arrestohet një nga të kërkuarit

13:16 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të mërkurë një nga të shumëkërkuarit e skandalit me pronat në Shëngjin, për të cilën është vënë nën akuzë kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe zyrtarë të tjerë.




I arrestuar është Zef Gjini, 59vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Ndaj këtij personi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim të datës 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në të njëjtën kohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Apelit, lidhur me këtë skandal, vendosi të lërë në arrest shtëpie, kryebashkiakun demokrat të Lezhës, Frrokajn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.