AKTUALITET

“Rama ik! Lironi protestuesit”, familjarët bllokojnë rrugën para gjykatës

10:16 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tensioni vijon edhe në rrugë, pikërisht përpara Gjykatës së Tiranës. Me thirrjet “Lironi protestuesit!” “Rama ik!” familjarët e të arrestuarve kanë bllokuar rrugën përballë gjykatës së Tiranës dhe nuk lejojnë lëvizjen e makinave.




Gazeta Shqiptare ka siguruar fotot, ku shihet se ata janë ulur këmbëkryq në rrugë, duke krijuar kaos.

Ndërkaq, në një video të shpërndarë nga policia shihet se si qytetarët përplasen verbalisht me policët.

Një qytetar, i cili duket se është i afërmi i një prej të arrestuarve nuk kursen akuzat për qeverinë, ndërsa e cilëson atë si ajo e regjimit të egër komunist.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.