AKTUALITET

Lëndohet deputeti i PD, telefonon drejtorin e Tiranës: Policët e tu më gjakosën…

09:35 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një situatë e tensionuar është krijuar brenda Gjykatës së Tiranës, ku pritet të jepet masa për 23 protestuesit e arrestuar. Por edhe jashtë ambiente situata nuk është aspak e qetë.




Deputetë e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë brenda sallës së gjyqit dhe kjo ka sjellë edhe përplasje.

‘Mos më prek me dorë’, dëgjohet zëri i një deputeteje të PD. Ndërsa jashtë gjykatës dëgjihen thirrje me megafon: “Lironi djemtë tanë, turp!”

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho duket se është lënduar nga përplasja me policinë brenda ambienteve të gjykatës.

Burime për Gazeta Shqiptare bënë në të ditur se ai i ka bërë telefon drejtorit të Tiranës, Kastriot Skënderaj, teksa i ka thënë: “Policët e tu më gjakosën. Me çfarë të drejtë pengon deputetët të futen, nuk ka vendim për seancë me dyer të mbyllura”. Pas kësaj, Spaho ka telefonuar edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por ai nuk ia hapi.

Në një deklaratë për mediat, ai paralajmëroi Ramën, teksa shtoi se ka për ta pasur shumë shpejt fundin.

“Jemi të gjithë koleget aty, të kuptoni shtetin diktatorial të Edi Ramës. Policia nuk na lejoi të futeshim, ushtruan dhunë shikoni në çfarë gjendje jemi. Edi Rama ka për ta pasur shumë shpejt fundi: Kështu me dhunë edhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës, nuk do e ketë kollaj, do përplaset me qytetarët, do përplaset me ne. Nuk na e del dot me dhunë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.