SHËNDET

FOTO/ Kujdes! Arsyeja pse nuk duhet të thani duart në lokale

19:08 - 05.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditët e sotme në banjot e lokaleve apo club-eve të natës, letrat e duarve janë zëvendësuar me tharëset elektrike.




Pikërisht kjo është konsideruar si zgjedhja më e mirë, duke pasur parasysh që të gjithë ne sigurohemi që të mos prekim asnjë gjë me dorë në këto ambiente pasi aty qarkullojnë shumë baktere.

Mirëpo ndonjëherë duke u kujdesur që të bësh zgjedhjen sa më të mirë të mundshme, edhe gabon.

Këtë na e vërtetoi më së miri një eksperiment i realizuar në Nichole Ward-i.

Ajo vendosi një pjatë transparente laboratori në tharësen e duarve që përdorim në banjo dhe e la aty për 3 minuta. Rezultati ishte befasues.

Një pushtim i gjallë mikrobesh, që nga fotoja duken si Escherichia-coli, bakter shumë i rrezikshëm.

“Mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra.”, shkruajti Nichole në Facebook.

Nuk munguan skeptikët, të cilët u shprehën se mbase shqetësimi i Nichole-s ishte i tepruar.

Ekspertja e shëndetit Jennifer Wider tha se në fakt shqetësimi i Nichole- s nuk ishte aq i tepruar sa dukej. Ajo pohoi se fotografia përbënte një shqetësim publik.

“Banjot publike janë të mbushura me mikrobe dhe nuk është për t’u çuditur që tharësit e duarve të përhapin gjithashtu mikrobe. Disa studime e kanë kundërshtuar idenë se tharësit e duarve mbajnë mikrobe, por unë mendoj se ky eksperiment i pjatës është mjaft bindës.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.