Kronikë

Pas qetësisë, shpërthim tritoli në Lazarat

15:51 - 05.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brikena Metaj/ Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin e Lazaratit. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në banesën e Adem Selimit.




Sipas të dhënave nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës.

Paraprakisht bëhet e ditur se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në ambientet e policisë është shoqëruar pronari i banesës, njëherësh edhe shënjestër e atentatit, për t’u marrë në pyetje nëse ka konflikte.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion i policisë:
Rreth orës 02:35, njoftohemi se në banesën e shtetasit A.S, në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.