Kronikë

Foto/ Hakmarrja në Lazarat, brenda banesës ku u vendos tritol

10:37 - 06.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brikena Metaj –Rreth 200 gr tritol është vendosur në banesën e Adem Selimit, në Lazarat. Gazeta Shqiptare mëson se lënda plasëse është vendosur në dyshemenë e katit të dytë të banesës.




Shpërthimi ka shkaktuar shembjen e dyshemesë duke krijuar një gropë rreth 30 centimetra si dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale duke prishur dyer e dritare dhe pothuajse të gjitha mobiliet brenda rrezes së shpërthimit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të së enjtes.

Adem Selimi është e babait të një prej të dënuarve nga fshati Lazarat për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Klodian Selimi, djali i Adem Selimit, është dënuar 13 vjet burg. Ai është një nga të pandehurit që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.