Kronikë

Kamioni plot me drogë drejt Italisë, arrestohet pas 1 viti i riu

15:49 - 06.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 1 vit pas ndalimit të një kamioni me 425 kg kanabis në portin e Durrësit, policia ka mundur të arrestojë një 29-vjeçar.




Është policia e Vlorës ajo që ka vënë në pranga të riun Ardit Kita. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg”, për veprën penale ”Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në 29 Janar të 2017, në portin e Durrësit në kamionin tip “Scania” u sekuestrua një sasi prej 425 kg kanabis.

Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.