SHËNDET

Perimetri i belit, tregues për jetëgjatësinë

15:12 - 06.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur, me madhësi të madhe të belit, janë në rrezik ndaj problemeve serioze shëndetësore.




Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?
Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 përqind më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.