Kryesore

Protestuesit e arrestuar, Basha: Nuk ndalemi deri sa të lirohen qytetarët, Rama është frikacak

16:52 - 06.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Luzim Basha së bashku me familjarët e protestuesve të arrestuar ka dalë në një konferencë për mediat, duke kërkua lirimin sa më parë të qytetarëve.




Sipas tij, kryeministri Edi Rama është frikacak dhe “vërsuli” policinë njerëzve të drejtë të cilët jetojnë në varfëri. Basha theksoi se protestat nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë gjithë njerëzit që ushtruan dhunë ndaj protestuesve të “Rrugës së Kombit”.

Kryedemokrati tha se PD do të vazhdojë të mbështes protestat derisa të dëgjohet zëri i popullit dhe të marrë fund arroganca e krimit në vend.

“Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një hetuesi politike Rama-Marku. Jam krenar që jam sot pranë tyre. Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që ngriti njerëzit e thjeshtë.

Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të interesave të tij suli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë”,-tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.