KULTURË

Gazetarja nuk e njihte, Kastriot Tusha kujton momentin e sikletshëm

11:20 - 06.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”.




Ka qenë kjo deklarata e tenorit të njohur Kastriot Tusha, i cili rreth 1 vit më parë u gjend në një situatë të sikletshme që e kaloi me shumë sportivitet.

Në media doli një video, ku pas një shfaqjeje operistike, një gazetare i bëri një intervistë Kastriot Tushës dhe nuk e dinte se cili ishte ai.

“Përshëndetje! Duam të dimë përshtypjen tuaj për këtë soprano dhe çfarë ju ka nxitur për të marrë pjesë në këtë shfaqje?”-ishte pyetja e gazetares.

-“Soprano? E keni fjalën për premierën? Shpresojmë që shfaqja të dal me sukses”, u shpreh Kastriot Tusha.

-“Ju jeni artist?”-e pyeti më tej gazetarja, tenorin e njohur.

-“Unë jam Kastriot Tusha, pedagog në Akademinë e Arteve, tenor, dhe me një karrierë artistike të gjatë edhe këtu në TOB”, u përgjigj tenori i njohur teksa ngeli i befasuar nga kjo pyetje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.