EKONOMI

Biznesi i vogël në Durrës ul qepenat: Kundër vendosjes së TVSH!

13:27 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendosja e tatimit mbi vlerën e shtuar tek biznesi i vogël ka sjellë reagimin në formë proteste të dhjetëra e qindra bizneseve në qytete të ndryshme të vendit.




Këtë radhë kanë qenë tregtarët dhe biznesi i vogël në Durrës që kanë ulur qepenat dhe ku në shenjë proteste, kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Siç edhe shihet nga pamjet e “Gazetës Shqiptare”, biznesi i vogël është kundër vendimit të qeverisë, që ka hyrë në fuqi që nga 1 Janari i këtij viti.

Kujtojmë, se në protestën e së enjtes të opozitës, në formën e mosbindjes civile, është kërkuar heqja e taksës në rrugën e Kombit, dhe pikërisht TVSH mbi biznesin e vogël.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.