Kronikë

Dëshmitar në dasmën e mikut italian, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

20:27 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrja pjesë në dasmën e mikut të tij hajdut i ka kushtuar shtrenjte një shqiptari. Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij.




Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku. Ky i fundit ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Arrestimet vijnë pas hkatërrimit të një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve. Më pas ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi. Ka raste shkruajnë mediat italiane kur automjetet shiteshin edhe në Shqipëri.

Në total në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.

Zef Frisku, sipas policisë italiane është një person i rrezikshëm. Në 2015 policia ka tentuar ta arrestojnë, po ai është përleshur me efektivët e policisë.

Po ashtu ai akuzohet edhe për aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje e deri tek dhuna ndaj një zyrtari publik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.