BLUETOOTH

Elvana nxjerr klipin e ri, por s’shihet në Kosovë? Reagon këngëtarja

10:00 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka publikuar klipin e saj më të ri “Off Guard” në bashkëpunim me reperin amerikan Ty Dolla Sign. Por mesa duket, gjërat nuk kanë shkuar vaj. Kënga e re e Elvanës nuk do të mund të shikohej në Kosovë. Ka qenë pikërisht “Prive.al”, e cila ka raportuar se në qoftë se klikohet në kanalin e saj në “Vevo Youtube”, ata që banojnë në Kosovë nuk mund të kenë akses, pasi mbi video shfaqet mesazhi ku thuhet “ngarkuesi nuk e ka bërë të shfaqshme këtë video në shtetin tënd”.




Por, nuk ka munguar reagimi i këngëtares menjëherë pas këtij raportimi: “Jemi informuar për problemin aktual të mosdisponimit të videos në disa territore dhe ‘Sony Music’ si label i këtij materiali muzikor është duke u marrë me korrigjimin. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, ka shkruar menaxheri i Elvanës, në profilin e saj në “Instagram”. Gjithçka në rregull pra, gati për të shijuar klipin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.