Kronikë

Emri/ Shiste kokainë në zonën e “Freskut”, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë

13:08 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 25 vjeçar, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, i kapur në flagrancë duke shitur kokainë.




Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar ”Fresku”, është vënë në pranga Emra Dashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka rezultuar se i riu kryente shitje të lëndëve narkotike të llojit  “kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

25 vjeçari, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë  i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  rreth  70 doza kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.