AKTUALITET

Gara me 185 km/h në Tiranë, Policia: 40 leje drejtimi të pezulluara. 6 shoferë në pranga

08:17 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë kontrollet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kryeqytet.




Gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes në pika të ndryshme të Tiranës, janë pezulluar rreth 40 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit, vetëm gjatë kontrolleve në autostradën Tiranë-Durrës, janë tërhequr 18 leje drejtimi, me shoferët që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 185 km/h.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në zonën e Saukut, janë pezulluar 22 leje drejtimi për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.

Ndërsa 6 drejtues janë vënë në pranga pasi kanë rezultuar të dehur në timon. Konkretisht sipas policisë:

Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale R.TH u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.86 mg/l, testi i dytë 0.56 mg/l

Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale M.H u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.88 mg/l, testi i dyte 0.79 mg/l

Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.65 mg/l, testi i dytë 0.57 mg/l

Në unazën e madhe automjeti tip Porche Panamera GTS u konstatua duke bërë garë në shpejtësi dhe pas ndjekjes e ndalimit nga Policia Rrugore në zonën e Saukut, rezultoi se drejtuesi i mjetit me iniciale R.M ishte nën efektin e alkolit në masën testi i parë 0.34 mg/l, testi i dyte 0.27 mg/l.

Policia u bën apel të gjithë qytetarëve të drejtuesve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në të kundërt do të ndëshkohen nga ligji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.