BLUETOOTH

Jo më lidhje treshe? Reagon Egla Harxhi: Ja si qëndron e vërteta

12:30 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Jo më larg se dje ish-misi i Shqipërisë, Egla Harxhi, kishte postuar një foto në faqen e saj në “Instastory”. Në foton e publikuar, modelja kishte mbivendosur një shkrim tepër domethënës.
“Shumë njerëz kanë ardhur dhe kanë ikur dhe kjo është më e mira, pasi kanë liruar vend për persona më të mirë që do vijnë”. Fotoja pasuese ka nënshkrimin: “Në fund t’i do përfundosh aty ku duhet të jesh, me kë është e destinuar të jesh, duke bërë ato gjëra të cilat je e destinuar të bësh”, – përfundojnë postimet e saj.
Kaq mjaftoi që mediat rozë të mendonin se një postim i tillë i ishte dedikuar ish-partneres së saj, Alessias. Edhe pse në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ka qenë vetë modelja që ka nënkuptuar një ndarje mes tyre, por pa dhënë detaje të mëtejshme. E pyetur sërish lidhur me postimin e fundit të bërë në rrjetet sociale, Egla ka rrëfyer si qëndron e vërteta e gjithë këtyre spekulimeve.




“Lidhur me reagimet e fundit të medias me ato që postoj në ‘Instastory’, më duhet të sqaroj se ka pasur një keqkuptim. Ato që postoj kanë një sens të përgjithshëm. Janë pjesë që marr nga librat që po lexoj në këto momente, libra filozofikë, të cilët ia lexoj edhe Luxiferit. Jo domosdoshmërish çdo gjë që postoj është e lidhur me jetën time aktuale. Nuk kam asgjë kundra askujt, aq më tepër me njerëz që dikur kam ndarë momente të bukura. Ajo thënie i dedikohej një miku, të cilin mendoja ta kisha të afërt si vëlla dhe doli që nuk ishte kështu. Nuk kishte lidhje fare me ish-partneren time.

 Jemi në terma të mira me njëra-tjetrën. Ka shprehur dëshirën të punojë lidhur me projektet që janë në proces dhe këtë e vlerësoj. Mendoj që atyre që duan t’i përkushtohen punës, u duhet hapur dera gjithmonë”, ka thënë Egla Harxhi. Ndër të tjera, modelja nuk ka dashur të prononcohet lidhur me “pse”-në e ndarjes së lidhjes së tyre treshe duke ia lënë një përgjigje të tillë në dorë ish-partneres së saj, Alessias. Por që gjithsesi një ndarje e tillë, pavarësisht shkaqeve që e sollën, ka qenë me mirëkuptim sipas modeles.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.