Kronikë

I nxjerr pistoletën të vëllait dhe…parandalohet ngjarja tragjike në Tiranë

11:12 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë, ku një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve mund të ishte kthyer në një ngjarje tragjike.




Burime nga policia bëjnë me dije se pas informacionit të marrë për një konflikt mes dy personave, u bë i mundur arrestimi në kohë i Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Sipas hetimeve të deritanishme, ky person dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij L.L., 48 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjari tip pistoletë së bashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18  fishekë luftarakë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat  penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, dhe “Kanosja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.