KULTURË

Pse u takuan me Bashën?! Artistët: E kemi kërkuar, por Rama nuk na përgjigjet

13:47 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët vijojnë të kundërshtojnë projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë të shtunë, një grup artistësh kanë qenë në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha ku i kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre.




Në një prononcim për mediat, aktori Arben Derhemi tha se artistët i kanë kërkuar takim Ramës, por nuk kanë marrë një përgjigje nga ky i fundit.

Më tej aktori theksoi se të hënën do të prezantohet edhe projekti i artistëve për Teatrin e ri Kombëtar.

“Ne e kemi kërkuar takimin me kryeministrin Rama, por nuk na është përgjigjur. Edhe takimi që bëri për projektin e ri ishte shumë formal kishte ftuar ca njerëz. Të hënën do ta shikoni projektin e artistëve është nga më të këndshmit. Unë mendoj se 95 % e artistëve janë të unifikuar kuptohet që ka edhe zëra ndryshe”, u shpreh Derhemi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.