BLUETOOTH

Rrëfehet Almeda Abazi: Nuk di të gatuaj

13:00 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ajo është padyshim një nga miset më të bukura të Shqipërisë, që tashmë është edhe moderatore e ‘show’-t më të njohur në “Vizion Plus”, “Dancing With the Stars”. Almeda Abazi, e ftuar në një nga emisionet e pasdites ka folur rreth jetës së saj në Turqi. Ajo ka rrëfyer momente nga bashkëjetesa me bashkëshortin, tashmë prej një viti të martuar, aktorit më të dashur turk. Tolgahan Sayisman. Vërtet nuk e prisnim, por mesa duket, bukuroshja Almeda nuk di të gatuajë.
“I gatuaj gjithnjë mish, ia zbukuroj ndryshe pjatën, por baza është mish. Vetëm atë di të bëj”.




Kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë është problem në jetën e tyre, vetëm se bashkëshortja nuk di të gatuajë. Edhe pse kjo tregon qartë edhe traditën tonë shqiptare, e cila është shumë e përafërt me atë turke. Gatimi i mishit pothuajse në çdo gjellë.
Më tej ajo ka folur edhe për marrëdhënien e saj me ish-moderatoren e ‘DWS’, Amarda Toska.

“Amin e kam parë dhe ajo më ka ndihmuar shumë, megjithëse s’jemi takuar kurrë. Ka qenë fantastike në drejtimin e ‘Dancing’”.
Ndërkohë që rikthyer pyetjeve nga drejtuesi i emisionit lidhur me bashkëjetesën, ajo ka rrëfyer një detaj shumë të veçantë:
“Nuk dëshiroj shërbyese full time, sepse nuk kam dëshirë që një i tretë të dijë gjërat e mija private”.
Një tjetër aspekt ky i veçantë i jetesës së saj në Turqi me bashkëshortin. Tashmë kemi vënë re se bukuroshja e bën shpesh rrugën Shqipëri-Turqi, duke mos dashur të qëndrojë për një kohë të gjatë shumë larg bashkëshortit të saj, Tolgahan. Janë vërtet një çift shumë i dashur dhe simpatik. Shpresojmë që së shpejti të kemi të reja prej tyre!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.