Kronikë

“Të vras ty e mamanë tënde”, historia e shpërndarësit të picave që u bë makth i vajzave të reja në Tiranë

18:07 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të vij tani tek shtëpia dhe do të vras ty edhe mamanë tënde. Nuk dua t’ia di për burg dhe nuk e kam problem të bëj përsëri. Kam tre vëllezër do to të bëjnë keq ty dhe mamasë tënde. Nuk ke zgjidhje, o të marr ty, o s’ka zgjidhje tjetër”.




Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg një shpërndarës picash në kryeqytet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 3 vjet e 8 muaj burg.

27-vjeçari, Klauden Muçogllava ishte kthyer në makth për një vajzë 17-vjeçareje, të cilën e kishte njohur pasi i kishte dërguar disa pica në shtëpi.

Ai ka kërkuar me ngulm krijimin e një lidhjeje dashurie. Për këtë kërkesë 27-vjeçari i ka dalë vajzës me iniciale M. G. çdo ditë përpara në rrugë duke i thënë: “po s’u bëre e imja, unë të vras”.

Historia nisi që në vitin 2017. I riu u arrestua nga policia në shtator të 2017. Në momentin e arrestimit Klauden Muçogllava ka goditur me levë një prej efektivëve të një patrulle policie.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë”, sqaronte policia në një njoftim për mediat në 29 shtator të vitit 2017.

Në momentin e arrestimin Muçogllavës iu gjetën dhe 29 gramë kanabis. I riu nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2014, në atë kohë 23 vjeç ai është ndaluar po për të njëjtën arsye. Megjithëse kishte kohë që ishte ndarë nga e dashura e tij A. G. Dhe në vitin 2013 ishte dënuar me gjobë nga Gjykata ai vazhdonte nga përndiqte.

Vendimi i dënimit në vitin 2013

Në datën 27.2.2013, rreth orës 22:00, Klauden Muçogllava ka shkuar tek banesa e shtetases G. G., e cila është mamaja e të dëmtuarës A. G. I pandehuri ka tentuar të hyjë me forcë në banesë, me qëllim për të takuar shtetasen A. G., me të cilën ka qenë i fejuar prej dy vjetësh. Pas refuzimit të kallëzueses i pandehuri, i nxehur ka goditur xhamat e dyqanit të shtetases G. G., i cili ndodhet ngjitur me banesën dhe si rezultat janë dëmtuar dhe thyer pesë xhama të këtij objekti. Gjithashtu, shtetasja A. G. ka paraqitur ankim me procesverbalin e datës 2.4.2013 se është shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme në numrin e saj celular dhe nga tre sms shqetësuese në orët e vona të natës nga i pandehuri Klauden Muçogllava. Është bërë këqyrja e telefonit të ankueses A. G., ku ka rezultuar tre sms shqetësuese të marra në orë të vona, pas ngjarjes së datës 27.2.2013, nga numri telefonik që dispononte i pandehuri Klauden Muçogllava. Është pyetur si deklarues në prokurori ky shtetas në lidhje me posedimin dhe përdorimin e këtij numri celular. I pandehuri Klauden Muçogllava ka pranuar edhe vetë në deklarimin e tij të datës 28.4.2013 se është ai që ka telefonuar në mënyrë të vazhdueshme nga celulari i tij të dëmtuarën A. G., por se telefonatat ai i ka bërë në gjendje të dehur dhe ndjehet shumë i penduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.