SHËNDET

Ky është produkti që shëron dhimbjet e migrenës

19:24 - 08.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me siguri mezi prisni ta zbuloni se cili është ky produkt!




Bëhet fjalë për shafranin e Indisë. Kjo erëz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit  në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.

Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkumina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erëz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.

Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.