Kryesore

FOTO/ Artistët sërish protestojnë: Nëse do u kërkohej shqiptarëve 5 euro për Teatrin…

19:27 - 09.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistët vazhdojnë të kundërshtojnë publikisht projektin e qeverisë për Teatrin e ri Kombëtar, që parashikon shembjen e godinës ekzistuese.




Siç ishte njoftuar më herët nga artistët në rrjetet sociale, këtë tu zhvillua në orën 18:00 një tjetër takim dhe dëgjesë publike nga ana e artistëve, ku të pranishëm ishin edhe dhjetëra qytetarë.

Në fjalën e tij aktori Bujar Asqeriu nuk ka kursyer sërish kritikat për qeverinë. Ndërsa ka bërë një paralelizëm me taksën në Rrugën e Kombit, aktori i madh u shpreh i bindur se nëse do t’u kërkohej shqiptarëve 5 euro për Teatrin të gjithë do të ishin të gatshëm.

“Politikanët i kanë fshehur, se di ku i kanë futur lekët. Ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe ta tregojnë njëherë veten burra, si Rilindasit, si burrat e Rilindjes Kumbaratë që shkrin pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa këta shkrinë pasurinë e shtetit për veten. Do shihni jo një teatër por 10 teatro. E dyta; jam i sigurt se diaspora jonë, shqiptarët që punojnë në gjithë botën po ti bësh thirrje të japin nga 5 euro, reagojnë. Jam i bindur që ska shqiptar dhe biznes që mos të paguaj 5 euro. Kështu shteti shqiptar vë në dijeni dhe se si punojnë shqiptarët. Arka për të ndërtuar një teatër, jo në këtë vlerë, por do të bëhet. Ju falënderoj për përkrahjen, teatri është i Tiranës, i shqiptarëve, i qytetarëve. Ndaj ta duam se sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për ndjesi dhe shpirt”, tha Asqeriu.

75aef29d-a713-49cd-acff-7dd573016cc9 39da4b61-0d09-43b3-9da2-c9bd9cee4ff1 555160fc-1512-4981-944d-bb049d94f2c5
<
>

Takimi u mbajt në Teatrin Kombëtar dhe ku u prezantua një projekt i ri për godinën e teatrit. Sipas prezantimit të tyre, godina aktuale e Teatrit nuk do të shembet, por do të rikostruktohet me ambiente shtesë.

“Teatri i rikonstruktuar do jetë me 4 kate dhe do te ketë 2 hyrje. Veshja e jashtme e teatrit do jetë prej metali e xhami. Kostoja mund të shkojë deri në 10 milionë euro bashkë me rikonstruksionin. Salla do jetë me sistem të kondiconuar dhe me të gjitha parametrat”- thuhet në prezantimin e projektit

teatri-pjekri-i-artisteve projekti-teatri-artistes teatri-projeki-i-artisteve (1) teatri-projeki-i-artisteve Teatri-projekti-i-artisteve teatri-projekti-artist
<
>

Ky është projekti i tretë për Teatrin Kombëtar. Kujtojmë se një nga projektet është ai i qeverisë, i ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels.

Tjetër projekt i prezantuar këto kohë është edhe ai i Bujar Kapexhiut, ndërsa këtë të hënë pritet të prezantohet edhe projekti i tretë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dy spiune te infiltruar nje i PDse dhe tjetri i LSise,po ju degjenerojne ju pseudo artista,Shqiptaret kane paguar dhe vazhdojne tju paguajne or teveqele se me buxhetin e shtetit qe na e mer ne shteti nga taksat po paguheni ju ,ju kshilloja qe tja mernit Monikes qe do vend ke rreshti pare i protestes,jeni bere qesharak me derhem e dudum e spiun. Aktor eshte dhe Ver Llapa,por eshte punsuar vete ke semafori,ju vazhdoni te merni nga buxheti dhe lefni ke PD dhe LS.

    Përgjigju &amp;darr;