SHËNDET

Ja çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo gjatë shtatzanisë

22:38 - 09.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë që “po mbani me vete ngarkesën më të shtrenjtë në jetën tuaj”, është koha më e përshtatshme për të vendosur themelet e nisjes së një procesi evoluimi të jashtëzakonshëm!




Gjithsesi, nëse ju ende ndiheni e paqartë, e mërzitur dhe shqetësoheni për çfarë është e lejuar dhe çfarë jo gjatë periudhës së shtatzënisë, si fillim gjeni më poshtë disa këshilla për çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo.

Çfarë duhet bërë:

-Ndiq me kujdes dhe në intervale të rregullta progresin e shtatzënisë suaj.

-Përvetëso rregulla të shëndetshëm në të ngrënë.

-Kujdesu që të flesh mirë dhe mjaftueshëm, pasi me arritjen e bebes në shtëpi duhet të “jesh me bateri të karikuara”.

-Përfshini pak ushtrime në rutinën tuaj të përditshme.

-Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur jeni në makinë.

-Vishni rroba të rehatshme me përbërje të materialeve miqësorë me lëkurën dhe harroji takat e larta.

-Kufizo udhëtimet e biznesit apo ato të argëtimit në rrugë të gjata.

Çfarë nuk duhet bërë:

-Shmang ankthin, stresin apo tensione psikologjike në mënyrë që të keni qëndrim pozitiv të përditshëm.

-Shmang alkoolin, kafeinën dhe pijet freskuese, në vend të tyre konsumoni shumë ujë, qumësht dhe lëngje të freskëta frutash.

-Shmang komunikimin e gjatë e të panevojshëm në telefonat celularë.

-Mos ngrini pesha të rënda, por gjithmonë përpiquni të shpërndani të gjitha peshat njëtrajtësisht.

-Mos kaloni përmes skanerit në kontrollet e aeroporteve.

-Mos pastroni vendqëndrimin e maces që mund të keni në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.