SHËNDET

Ylli Merja: Si të qetësoni migrenën me çajin çudibërës, përbërësit

14:15 - 09.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Jo të gjitha dhimbjet e kokës shkaktohen nga migrena, pasi kjo e fundit është një dhimbje pulsuese e fortë që fillon nga shkaqe të ndryshme. Migrena e bën individin shumë të ndjeshëm nga zhurmat, drita, dhe aromat e forta dhe këta persona bëhen nervozë shumë shpejt. Është një dhimbje e kokës që mund të zgjatë me ditë të tëra, nëse nuk përdoret mjekim. Në përgjithësi dhimbjet e kokës nga migrena janë 4-5 ditë në muaj dhe përsëriten në mënyrë ciklike e dhimbjet vijnë duke u shtuar, derisa shkaktojnë marrje mendsh dhe të vjella, dhe pas kësaj truri është i freskët dhe shumë aktiv. Gjithashtu, 50% e njerëzve që vuajnë nga migrena janë femrat, ndërsa pjesa tjetër janë fëmijë, adoleshentë dhe burra.




Llojet e migrenës
Migrena e zakonshme ndodh tek shumica e të rriturve që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe është dhimbje që mbulon një pjesë të kokës që krijon ndjesinë e marrjes së mendve, por nuk jep të vjella. Kjo dhimbje zgjat disa ditë. Ndërkohë migrena klasike shkakton marrje mendsh, jep të vjella, dhe ndodh tek të gjitha moshat, por pas gjumit dhimbja zvogëlohet. Një tjetër lloj migrene është ajo ekuivalente që krijohet tek individët pas moshës 50 vjeç, të cilët kanë vuajtur më parë nga migrena e zakonshme. Ndërkaq, migrena e ciklit është ai lloj i sëmundjes që ndodh tek femrat disa ditë para, pas ose midis ciklit menstrual, kurse migrena abdominale shfaqet tek fëmijët dhe shkakton të vjella e marrje mendsh.

Faktorët
Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës. Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj. Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit. Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh që vuajnë nga migrena janë femrat dhe adoleshentët. Këto dy grupe kanë ndryshime hormonale të shumta e sasia e lartë ose e ulët e estrogjenit tek femrat shkakton migrenë, por edhe infeksionet në organizëm e stimulojnë sëmundjen. Të tjera shkaqe janë anemia, mungesa e vitaminës B, pagjumësia, stresi dhe problemet me qarkullimin e gjakut.

Qetësimi me bimë medicinale
Megjithëse migrena është një sëmundje që nuk kurohet, ajo parandalohet dhe me anë të mënyrës së ushqyerjes mund të evitoni shfaqjen e saj.
Hapi i parë është: individët që vuajnë nga migrena të konsumojnë shumë ujë gjatë ditës, minimumi 1.5 litra në ditë. Kështu qelizat e trurit do të jenë të hidratuara mjaftueshëm. Hapi i dytë është masazhim i qafës me vajra esenciale që rregullojnë qarkullimin e gjakut, të paktën 1-2 herë në javë. Vaji i sinapit dhe vaji i mentës kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru. Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin. Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit. Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke.

Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine, të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Boronica dhe xhenxhefili ushqejnë sistemin nervor, zgjerojnë enët e qarkullimit të gjakut dhe ndalojnë të vjellat, pra është me shumë interes që 4-5 ditët e dhimbjes së fortë të kokës, këto bimë të përdoren në mënyrë intensive. Kurse në ditët e tjera këshillohet të përdorni vazhdimisht borzilokun, qoftë si erëz kuzhine, qoftë si një çaj të lehtë. Rrënja e valerianës këshillohet të përdoret në rastet kur migrena shkakton pagjumësi dhe të vjella pasi kjo bimë është një qetësues natyral shumë I efektshëm për dhimbjet e kokës që përdoret gjerësisht edhe në ilaçe. Ndërkohë, vajrat esenciale janë shumë efektivë për qetësimin e dhimbjeve të kokës, pasi ato veprojnë shpejt. Një mikser vajrash që mund të përdoret 5-6 pika në ditë është: 5 ml vaj livando, 3 ml vaj mente, 1 ml vaj borziloku, 1 ml vaj mendër e butë si dhe 10 ml vaj ulliri. Kjo përzierje vajrash mund të pihet kështu ose mund të hidhet në një gotë me ujë të vakët dhe të konsumohet 2 herë në ditë para ushqimit. Në rastet kur individi ka dhimbje të kokës në pjesën e përparme dhe tek pjesa e sinuseve këshillohet të bëhet avull me këtë përzierje: 1 litër ujë, një dorë me gjethet e eukaliptit, 1 lugë gjelle koriander dhe 1 luge gjelle mente. Avulli bëhet 15 minuta duke qëndruar 20 cm mbi nivelin e ujit. Këto të dyja ndihmojnë të hapen enët e qarkullimit të gjakut dhe të furnizohet truri me oksigjen.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z. Ylli dashka te shese gjithe vajrat dhe bimet qe ka ne dyqan per migrenen, vecse ka nje gabim te vogel kur shpjegon funksionin e ketyre cajrave, se ajo qe na nevojitet ne te semureve me migrene eshte ngushtimi i eneve te gjakut, jo te na i zgjeroje. Te zgjeruara jane mjaftueshem kur fillon kriza e migrenes

    Përgjigju ↓