SHËNDET

Doni flokë të bukur dhe të shëndetshëm? Ju duhet vetëm lëng qepe!

21:54 - 10.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Secila grua ëndërron për flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme. Receta e mëposhtme ka vetëm një përbërs që me shumë gjasë e keni në shtëpi, qepa e kuqe.




Lëngu nga qepa e kuqe ndalon rënien e flokëve dhe përmirëson kualitetin e tyre. Qepët e kuqe janë të pasura me sulfur, që nxisin prodhimin e kolagjenit që është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve.

Rezultatet e para shihen pas një muaji të përdorimit të rregullt të këtij trajtimi. Shumë fytyra të njohura nga Hollywoodi janë duke e përdorur metodën e qepës së kuqe për shkak të efektit të saj.

Dermatologët kanë zbuluar se përdorimi i lëngut të qepës së kuqe redukton rënien e flokëve deri në 87 %, ndërsa nuk ka asnjë efekt negativ anësor për flokët dhe lëkurën e kokës.

Receta:  Grini 2-4 qepë dhe nxjerrini lëngun prej tyre. Aplikojeni këtë lëng në kokë duke e masazhuar lehtësisht.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta, e nëse keni kohë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore. Më pas, lani flokët tuaja normalisht. Bëjeni këtë trajtim rregullisht dy herë në muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.