Kryesore

Hervin Çuli rizgjidhet Drejtor i Teatrit Kombëtar

18:30 - 11.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hervin Çuli është rizgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar. Lajmi konfirmohet për “Gazeta Shqiptare” nga burime nga Ministria e Kulturës.




Të njëjtat burime saktësojnë se ka qenë Ministria e Kulturës ka propozuar tek Këshilli i Ministrave emrin e Çulit për të vijuar të qëndrojë në krye të Teatrit Kombëtar.

Vendimi më pas është bërë publik edhe në vendimet e qeverisë këtë të mërkurë.

Drejtori në detyrë, ka qenë për katër vite në krye të TK-së dhe prej dy muajsh është i komanduar deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës pati shpallur konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar.

Në garë për drejtimin e institucionit, godina e të cilit është në qendër të vëmendjes prej dy muajsh kanë qenë edhe Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genc Fuga.

Kandidatët duhet të propozonin një platformë për administrimin dhe promovimin e Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se disa herë në daljet publike, Çuli pati sqaruar argumentimin e tij pse duhet të prishet godina aktuale e teatrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.