Kronikë

Detaje/ Çfarë bëri vrasësi i Mario Majollarit pas ekzekutimit

12:10 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare mëson detaje të reja në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit. Ka qenë një person i cili ka kryer vrasjen dhe me pas u largua në këmbë ndërmjet rrugicave që të çojnë drejt Tufinës. Më pas vrasësin e pret një automjet gri ku policia nuk e ka identifikuar ende.




Policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë-Krujë nuk ka lidhje me ngjarjen, por mund të jete përdorur nga organizatoret e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet.

Nga ana tjetër janë pyetur dhe familjarët e Kastriot Gjuzit. Ata kane thënë se kontaktin e fundit me të e kane pasur mesditën e se martës dhe me pas nuk e kanë pare.

Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bërë ata të shqetësohen. Pavarësisht këtij fakti ata mohojnë që Kastriot Gjuzi të jetë autor i vrasjes e Mario Majollarit.

LEXO EDHE: Vëllanë ia vranë për krimet e të atit, ja çfarë bën e motra


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.