KULTURË

Dokument/ Regjisori nxjerr raportin: Si gënjejnë Çuli dhe Kumbaro për shembjen e Teatrit

16:57 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori dhe njëherësh ish-Drejtori i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi, ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Hervin Çulit në krye të Teatrit Kombëtar.




Përmes një postimi në Facebook, Çipi ka publikuar raportin e Institutit të Ndërtimit, lidhur me gjendjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Dhe siç theksohet në raport, godina aktuale nuk rrezikon shembjen.

Për këtë arsye, Çipi thotë se Drejtori i saporizgjedhur i Teatrit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e IMK-së Arta Dollani duhet të vihen nën akuzë për shpërdorim detyre pasi sipas tij nuk kanë bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e godinës.

Kjo lidhet me deklaratat e bëra nga Hervin Çuli dhe dy zyrtarët e lartpërmendur, që janë shprehur njëzëri se godina e Teatrit duhet të shembet, për t’i hapur rrugë projektit të qeverisë, projekt ky që kundërshtohet me forcë nga pjesa më e madhe e artistëve.

30656878_10155124251820738_2915646209023039635_n 30653228_10155124251830738_7222244977008555443_n 30704066_10155124251760738_7180209061580317373_n 30657286_10155124251730738_9132948509087937444_n 30629149_10155124251590738_4859161622437189135_n 30698490_10155124251620738_4408452985168987246_n 30698147_10155124251525738_1021902677722091046_n 30652835_10155124251495738_5907875166499182986_n 30629582_10155124251395738_5585728851179492414_n 30653061_10155124251385738_3937959927130719398_n 30628928_10155124251415738_5162940716939334359_n 30624015_10155124251345738_6053178729645102365_n
<
>

“Raporti i Institutit të Ndërtimit përgënjeshtron drejtorin e TK Hervin Culi, drejtoren e IMK Arta Dollani dhe ministren e Kultures Mirela Kumbaro! Në asnjë rresht nuk provohet rreziku i shembjes dhe zjarrit! Përkundrazi, raporti është akuzë për shpërdorim detyre nga këta zyrtarë publikë, që prej më shumë se katër vjetësh nuk kanë marrë asnjë masë për mirëmbajtjen e ndërtesës!” shkruan Çipi

Kujtojmë se një ditë më parë, me propozim të Ministrisë së Kulturës, qeveria rikonfirmoi Çulin si Drejtor të Teatrit Kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.