KULTURË

“Shqiptarët e Ukrainës”, rusët dhe Kadare marrin çmim nga Akademia e Shkencave

16:30 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë shpallur sot në Akademinë e Shkencave çmimet vjetore të Akademisë, që këtë herë vijnë në edicionin e tyre të dytë.




Ndonëse nuk ishte i pranishëm, shkrimtarit Ismail Kadare Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dhënë sot “Çmimin e Karrierës”.

Lajmërimi u bë gjatë ndarjes së çmimeve vjetore të ASHA-s, ku u sqarua se një ceremoni e veçantë do të mbahet për shkrimtarin me banim në Paris.

Çmimi Studiuesi më i suksesshëm i vitit iu dha grupit të studiuesve albanologë rusë për veprën “Ekspedita në detin Azov- Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.

Fituesin e shpalli akademiku Vasil Tole, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Çmimin e mori dr.A. Novik. I pranishëm ishte dhe një nga autorët e tjerë dr. D. Ermolin. Në fokus kanë qenë edhe festat tradicionale, feja e krishterë dhe vendet e pelegrinazhit, stolitë e shqiptarëve të Ukrainës, ekonomia fshatare dhe zejet popullore, prodhimi i verës, blegtoria (delet), tekstili tradicional, gjendja sociolinguistike etj. Autorët gjithashtu kanë në plan të botojnë “Fjalorin e së folmes së shqiptarëve të Ukrainës”, botim ky i konceptuar në dy pjesë: shqip-rusisht dhe rusisht-shqip.

Çmimi “Radovicka” iu dha akademik Nazim Grudës dhe prof. Andrea Shundit për veprën “Hortikultura- Vështrim enciklopedik”. Fituesin e shpalli akademik Fetah Podvorica, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e në emër të autorëve çmimin e mori prof. Andrea Shundi.

Çmimi “Çabej” iu dha akademikut Kolec Topalli, për veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe. Fituesin e shpalli akademiku Muzafer Korkuti, Kryetar i Jurisë së çmimeve shkencore pçr edicionin II. Në emër të fituesit, duke qenë se Topalli është sëmurë, çmimin e mori vajza e akademikut.

“Gazeta Shqiptare” i ka kushtuar një artikull të gjatë botimit studimor mbi kulturën e shqiptarëve të Ukrainës. (Kliko këtu)

Botimi, sjell të dhëna të panjohura për shqiptarët e Ukrainës dhe dokumenton ritet e gjuhën e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.