Kronikë

Si u sulmua me breshëri kallashnikovi lokali i të “tmerrshmit” të Fierit. Historia e vrasjeve

12:50 - 12.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tronditet Fieri. Mesditën e djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me breshëri kallashnikovi lokalin e të “fortit” të këtij qyteti Agim Boriçi. Fatmirësisht, nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti”.




Në njoftimin për shtyp thuhej ndër të tjera se “nga një automjet tip ‘Reno’ është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier. Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator”.

Policia lokale është treguar e rezervuar në lidhje me ngjarjen, duke dhënë vetëm inicialet e pronarit të lokalit, i cili dyshohet të ketë qenë shë-njestër e sulmit të djeshëm. Agim Boriçi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për një sërë veprash të rënda penale. Pas ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Burime konfidenciale pohuan se grupi hetimor po punon në disa pista, ndërsa dyshohet që atentati mund të ketë marrë shkas për hakmarrje.

NGJARJA
Një atentat me armë zjarri ndaj 47-vjeçarit Agim Boriçit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Klientët që ndodheshin mesditën e djeshme në lokalin e tij kanë qëlluar me fat, pasi u kanë shpëtuar plumbave. Mësohet se lokali i të “fortit” të Fierit u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Reno” me targa greke YNK 1329. Dyshohet se autorët e sulmit kanë qenë dy persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të Semanit dhe vetëm pak minuta më pas ata i kanë vënë zjarrin makinës pranë stacionit të treni, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit.

Pas sinjalizimit për sulmin, policia ka shkuar shpejt në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Blutë kanë krehur gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Pavarësisht hetimeve të kryera, ende nuk është bërë e mundur zbulimi dhe kapja e atentatorëve. Ndërsa, motivi i sulmit mbetet në kufijtë e misterit, pasi policia zyrtarisht nuk jep asnjë të dhënë.

Dyshohet se në momentin e sulmit, Agim Boriçi ka qenë në ambientet e lokalit të tij. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan për “GSH” se dy automjete të parkuara para lokalit të Boriçit kanë penguar depë-rtimin e plumbave në bre-ndësi të lokalit. Ndërkaq, burime nga policia sqaruan se në automjetin me targa greke që dyshohet të jetë përdorur nga dy atentatorët u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e krimit.

Bëhet fjalë për një kallashnikov me silenciator dhe me karikator të vendosur, i cili u gjet në sediljen e pasme të automjetit tip “Reno”. Ndërsa, ende nuk dihet se kujt i përket ky automjet. Në momentin që efektivat blu dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin ku makina tip “Reno” ishte mes flakëve të zjarrit janë dëgjuar kërcitje fishekësh. Një fakt i tillë u konfirmua dhe nga banorë të zonës, të cilët u shprehën se “në kohën që makina po digjej dëgjuam shpërthime të njëpasnjëshme”.

Si u arrestua në prill të vitit 2008 i “tmerrshmi” i Fierit, Agim Boriçi

Në prill të vitit 2008 RENEA arrestoi të shu-mëkërkuarin Agim Bori-çi, i cili në atë kohë akuzo-hej për të paktën tri vrasje të dokumentuara, ndërsa dyshohej edhe për disa ngjarje të tjera të kryera në qarkun e Fierit. Bashkë me Boriçin u arrestuar edhe strehuesi i tij Sabri Sallaku (42 vjeç nga Tirana), i cili kishte kohë që e fshihte për të mos rënë në prangat e policisë.

Dy personat në fjalë pas informacioneve të marra për vendin ku fshihej i shumëkërkuari, në atë kohë 36 vjeç. Duke parë rrezikshmërinë e të kër-kuarit, uniformat blu preferuan që operacionin (i koduar “Ulpjana”) për kapjen e tij ta kryenin forcat speciale (RENEA). Në atë kohë, burime nga policia pohuan se Agim Boriçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vrasje të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998 në Shqipëri dhe se ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale: “Vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994; “Vrasje me dashje”, të shtetasit Edmond Zefi dhe “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, më 5 qershor 1998.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.